12 raste të reja me Covid dhe 91 persona të vaksinuar

19 maj 2022 | 15:19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 12 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës. Deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 354 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887. Në total numri i rasteve aktive është 247”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk e ka harruar garën e fundit sezonale të…