12 raste të reja me Covid në Kosovë
24 maj 2022
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të martën janë shëruar edhe 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në total numri i rasteve aktive është 148.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.