12 raste të reja me Covid në Malishevë
23 janar 2022
| 16:39
Në 24 orët e fundit në Malishevë 2 të shëruar dhe 12 raste të reja me covid.
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, ITRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19, në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me pandemi në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar, gjithsejtë 2909 raste, prej tyre 2737 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 87 raste.