
12 raste të reja të të infektuarve me Covid-19
22 maj 2020
| 11:22
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë nga Shqipëria, të dyshuar të infektuar me Covid-19, e prej tyre kanë dalë pozitivë me koronavirus 12 persona.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79 % janë të shëruar.
Në Shqipëri aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
(B. D.: ‘Epoka e re’)