12 rastet të reja me Covid dhe asnjë i vdekur

03 qershor 2021 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë paraqitur 12 raste të reja me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore asnjë persona nuk ka ndërruar jetë nga Covidi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 955 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72 637 doza të vaksinës. Nga 2 676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 564. Në total numri i rasteve aktive është 1 652”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSh).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nuk ka zbuluar se kur…