12-shja e Kosovës kundër Danimarkës dhe Zvicrës
Basketbollistët e Kosovës të hënën mbrëma kanë ateruar në Danimarkë.
“Dardanët” kanë zhvilluar një stërvitje në mëngjes dhe një do ta zhvillojnë në mbrëmje, para sfidës shumë të rëndësishme që zhvillohet nesër.
Përzgjedhësi Rami Hadar ka zgjedhur 12-shen kundër Danimarkës, por edhe sfidën e ardhshme ndaj Zvicrës.
Është rikthyer Erjon Kastrati, i cili ishte i lënduar për ndeshjen e kaluar ndaj Zvicrës. Danimarka-Kosova do të zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00, kurse Zvicra-Kosova do të përballen më 29 korrik. Sfida e fundit në grupe për “dardanët” është kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për “Eurobasket 2025”.
12-shja e Kosovës A
Dominic Artis
Valon Bunjaku
Dardan Kapiti
Erjon Kastrati
Musab Mala
Gëzim Morina
Arian Qallaku
Dardan Berisha
Drilon Hajrizi
Meriton Ismaili
Muhamedali Janjeva
Lis Shoshi
Përzgjedhës: Rami Hadar