12-shja përfundimtare për takimin ndaj Luksemburgut

18 shkurt 2021 | 13:07

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik, kanë shpallur 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.

Ky takim zhvillohet më 18 Shkurt, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles. Denis Zenelaj do të debutojë për Dardanët.

12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror…