12 shtatzëna po trajtohen për Covid në Gjinekologji

04 shkurt 2022 | 11:04

12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar në Klinikën e Gjinekologjike për shkak të infektimit me virusin Covid-19.

Ndërsa në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) trajtim mjekësor janë duke marrë 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me Covid-19, 9 negativë dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç pagës së majme që marrin deputetët e Kuvendit të…