12 të lënduar nga festimet për 1 Gushtin në Zvicër
03 gusht 2023
| 13:22
Festimet e Ditës Kombëtare nuk përfunduan me një notë pozitive për 12 persona në dy qytete, raportuan mediet zvicerane.
Në një shfaqje fishekzjarrë të organizuar nga komuna e Villars-sur-Glane, në kantonin Fribourg, shpërthyen mjete piroteknike me defekt, duke plagosur 11 persona. Një kalimtar i rastit, i cili ka pësuar djegie, është dërguar në spital, përcjell albinfo.ch.
Në Bazel, raketat fluturuan në turmë, duke goditur një kalimtare në fytyrë gjatë festimeve zyrtare në lumin Rhine. Ajo u trajtua në vend nga shërbimet e urgjencës.