12 të shëruar dhe 11 raste të reja me covid sot në Malishevë
19 janar 2022
| 16:44
Në territorin e Komunës së Malishevës, në 24 orët e fundit, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2845 raste, prej tyre 2718 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 42 raste.