12 të shëruar dhe 15 raste të reja me Covid sot në Malishevë

25 korrik 2022 | 14:28

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet pozitive në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3703 raste, prej tyre 3478 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë 138 raste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me…