12 të shëruar nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit
27 qershor 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 12 persona nga Covidi.
“Nga 1 984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 310. Në total numri i rasteve aktive është 171”, ka njoftuar MSh-ja.