12 të vdekur dhe 410 raste të reja me Covid në Kosovë
15 shtator 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 persona nga Covid-19.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 410 raste të reja me Covid.
“Nga 8 789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140 682. Në total numri i rasteve aktive është 14 501”, ka njoftuar MSh-ja.