12-vjeçari vret ariun dhe i shpëton jetën të atit
Një djalë 12-vjeçar i shpëtoi jetën babait të tij gjatë një sulmi ariu në perëndim të Wisconsin të SHBA-së, duke qëlluar dhe vrarë ariun.
Departamenti i Burimeve Natyrore në Wisconsin thotë se sulmi ndodhi në lindje të Burnett.
I biri fillimisht qëlloi ariun e zi, i cili më pas vrapoi në pyll. Qeni i familjes ndoqi gjurmët e gjakut të ariut dhe babai dhe djali shpejt e hasën ariun nga afër.
Babai, 43-vjeçari Ryan Beierman, përdori pistoletën e tij për të qëlluar ariun, që vlerësohet të ishte rreth 90 kilogram, përpara se kafsha të qëndronte sipër tij, duke i kafshuar barkun, krahun dhe këmbën.
“Para se ta kuptoja çfarë po ndodhte, e pashë veten të shtrirë në tokë”, tregoi ai. “Fillova ta godisja me pistoletë dhe më dukej sikur po godisja një mur me tulla. U përpoqa ta godisja mes veshit dhe gojës me një skaj të mprehtë të pistoletës.”
Djali i tij Owen më pas qëlloi për vdekje aiun me pushkën e tij.
“Po e godisja me këmbë e duar, kur dëgjova të shtënën e pushkës, djali im është një hero, e vrau në vend ariun”, tha ai.
Burri kishte nevojë për qepje për të rilidhur një copë lëkure në faqen e tij që ishte dëmtuar gjatë sulmit. Plaga në faqen e tij do të kërkonte 23 qepje. Kishte shtatë plagë të shpuara dhe një prerje në krahun e djathtë.
Sulmi zgjati rreth 45 sekonda.
Departamenti i burimeve natyrore thotë se djali kishte një leje për gjueti ariu dhe po punon për të përcaktuar moshën e saktë të kafshës.
Departamenti i burimeve natyrore thotë se Wisconsin është shtëpia e më shumë se 24,000 arinjve të zinj, ku shumica banojnë në pjesën e tretë veriore të shtetit.
Departamenti i tha Radios Publike të Wisconsin se sulmet e arinjve janë shumë të rralla, me vetëm nëntë të raportuara në shtet midis 2013 dhe 2022. Në qershor 2022, një çift i kontesë Taylor i mbijetoi një sulmi pasi ariu i sulmoi nga dritarja e tyre.