12-vjeçarja rezulton me Covid, izolohet gjithë fshati

29 korrik 2020 | 09:48

Një fshat i vogël spanjoll është izoluar plotësisht pasi një 12-vjeçare ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për fshatin Sotillo de las Palomas.

Kryetari i komunës deklaroi se shumica e banorëve të këtij fshati janë të moshuar dhe janë në kategorinë e riskut të lartë, e rrjedhimisht ka ardhur dhe kjo masë e menjëhershme.

Ai u ka kërkuar të gjithëve banorëve të qëndrojnë në shtëpi të paktën dhjetë ditë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë kontakti i të miturës, përmes të cilit ajo është infektuar, teksa ka nisur hetimi epidemiologjik. 12-vjeçara, e cila është izoluar në banesë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani shifrat e Spanjës tregojnë për 6.361 raste të reja infektimi që nga e premtja. Vendi tashmë ka regjistruar 278782 të ínfektuar dhe 28434 víktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar të martën në…