12 vjet më parë GjND-ja pati thënë: Kosova s’e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

22 korrik 2022 | 08:45

Sot bëhen 12 vjet qëkur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë pati shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit, Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota për dhe 4 kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia u është bashkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian…