12 vjet nga lirimi i Lahi Brahimajt nga Tribunali i Hagës: Isha dhe jam krenar me UÇK-në
Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar 12-vjetorin e lirimit nga Tribunali i Hagës.
Brahimaj në një postim në “Facebook”, u shpreh se një natë pasi festuam 28 nëntorin në Hagë, të nesërmen u mor vendimi për lirimin e tij nga burgu.
“Data 29 nëntor ka një rëndësi të veçantë në jetën time. Sot janë bërë saktësisht 12 vite kur Tribunali i Hagës mori vendimin për lirimin tim. Një natë pasi festuam 28 nëntorin në Hagë, të nesërmen u mor vendimi për lirimin tim nga burgu i Hagës. Kam qenë krenar atëherë për luftën e UÇK-së dhe i tillë jam edhe sot. Uroj që të jetë 28 nëntori i fundit në Hagë edhe për çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’i presim së shpejti në Kosovë për të festuar së bashku. Me respekt, Lahi Brahimaj”, ka shkruar ai.