12 vjet vdekja e heroit gjeneral Shaban Shala, Haradinaj bën homazhe te varri i tij
Në 12-vjetorin e shkuarjes në përjetësi të heroit të kombit, gjeneral Shaban Shala, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit të tij.
Haradinaj ka theksuar se Shaban Shala ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së dhe duke vënë në ballë të organizimit të luftës çlirimtare.
“Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK. Kisha nderin që në kohën e luftës për liri, të bashkëveproj me vëllanë e tij Bedriun, i cili ra heroikisht në ballafaqim me armikun në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998. Emri i tij u nderua nga Brigada 134 ‘Bedri Shala’ e ZO të Dukagjinit. Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Gjeneral Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare”, ka thënë Haradinaj.