12 zyrtarë ligjorë nisin punën në Gjykatën e Apelit

03 shtator 2018 | 11:58

Në Gjykatën e Apelit sot kanë filluar punën 12 zyrtarë ligjorë.

Dhjetë më marrëdhënie pune të rregullt dhe dy në bazë të një projekti të mbështetur nga GIZ-i gjerman.

Në ditën e parë të punës, atyre mirëseardhje u ka uruar kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala.

Ai ka thënë se angazhimi i këtij kuadri do të ndikoj pozitivisht në rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Apelit, pasi që do të jetë ndihmesë e madhe për gjyqtarët e kësaj gjykate.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 16 zyrtarë ligjorë, të cilët janë në shërbim të 41 gjyqtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtarë të UÇK-së të brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, e cila…