120 blegtorë prizrenas përfitojnë makina për mjeljen e lopëve
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, të premten kanë bërë shpërndarjen e makinave mjelëse për lopë qumështore, të cilat u janë dhënë blegtorëve përfitues nga thirrja publike e kësaj drejtorie.
Nëpërmjet këtij projekti përfitues janë shpallur 120 blegtorë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga thirrja publike.
Vlera totale e këtij projekti ka qenë 21 mijë e 478euro, me participim të plotë nga ana e Komunës së Prizrenit.
Kjo është hera e tretë për sivjet që Komuna e Prizrenit ndanë subvencione për blegtorët që merren me prodhimin e qumështit, ngase më parë është bërë subvencionimi i tyre edhe me lopë qumështore dhe ngritje të stallave.
/Epoka e re/