120 euro në vit për person – Prishtina cakton çmimin e biletës vjetore të udhëtimit për korporatat dhe ndërmarrjet lokale

26 shkurt 2025 | 16:25

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetari Përparim Rama e ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës si edhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

📢 Vendim për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë
Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për:
➡ Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës
➡ Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit
💶 Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person
🚍 Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane
📅 Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet. 🚶‍♂️🚗
📄 Për më shumë informacion, mund të lexoni vendimin në linkun në vazhdim

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në…