120 euro pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur në Vushtrri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se kjo komunë do të ofrojë 120 euro pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur.
Ai ka thënë se në bazë të vlerësimeve, në Vushtrri çdo viti lindin afro 600 fëmijë.
“I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratoj propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur e ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit. Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72 000 euro.
Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/photos/a.232174536979767/1296413913889152/?type=3&theater