120 euro pavarësisht kontributit: Realiteti i mijëra pensionistëve në Kosovë (video)

07 tetor 2024 | 16:49

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të hënën një rritje prej 20 për qind të pensioneve që financohen nga shteti.

Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe mijëra pensionistë që kanë më pak se 15 vjet stazh pune para luftës së viteve 1998-99 e që përfitojnë vetëm pension të moshës.

Për këtë kategori SBAShK-u ka dërguar në Kuvend një kërkesë që t’u mundësohet atyre të marrin pensione të punës e jo vetëm pensione të pleqërisë në vlerë prej vetëm 100 eurosh.

Por, qeveria nuk e përmendi këtë problematikë në konferencë për media.

*Kjo video është realizuar para vendimit të 7 tetorit për rritje të pensioneve për 20 për qind

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas…