120 eurodeputetë kërkojnë që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës
Një koalicion ndërpartiak prej 120 deputetësh të Parlamentit Evropian kërkon që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës për shkak të kthimit demokratik të vendit dhe përdorimit “të papranueshëm” të të drejtës së vetos nga kryeministri i vendit, Viktor Orban.
“Ne besojmë se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur vlerat e Bashkimit Evropian”, thonë deputetët në një letër dërguar të premten kryetares së Kuvendit, Roberta Metsola, raporton euronews.
Teksti citon dy arsye kryesore për të mbrojtur hapin e paprecedentë: kthimi i vazhdueshëm demokratik i Hungarisë, një shkak i përsëritur shqetësimi në Bruksel dhe roli i diskutueshëm i Orbanit në samitin e BE-së në dhjetor.
Kryeministri hungarez i tërboi liderët e tjerë kur bëri kërcënimin e tij për të vënë veton ndaj një fondi të propozuar prej 50 miliardë eurosh për t’i ofruar Ukrainës ndihmë makro-financiare midis 2024 dhe 2027.