“120 mijë ushtarë ukrainas në kufi me Bjellorusinë”, Lukashenko: Kundërpërgjigjemi me armë bërthamore
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë një tjetër deklaratë kërcënuese për Ukrainën, por edhe Perëndimin. Ai ka përmendur armët bërthamore.
Në një deklaratë për “Tass”, Alexander Lukashenko, është shprehur se me dhjetëra koka bërthamore janë vendosur tashmë në Bjellorusi.
“Në rast të një sulmi ndaj Bjellorusisë, Minsku dhe Moska do të përgjigjen menjëherë me të gjitha llojet e armëve”, shtoi Lukashenko.
Më tej, presidenti bjellorus, edhe pse ukrainasit janë në vështirësi në përballjen e tyre në lindje me forcat ruse, theksoi se 120 mijë ushtarë ukrainas janë vendosur tashmë në kufirin me Bjellorusinë dhe se mundësia është e lartë për provokime të armatosura nga njësit ukrainase, sipas tij, i cili mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit aktual.