120 minuta nuk sjellin fitues, vendosin penalltitë
11 korrik 2021
| 23:40
Ashtu si koha e rregullt, edhe dy vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Kampionia e re e Evropës do të vendoset pas ekzekutimit të penaltive.
Në minutën e 2-të, shënoi Luke Shaw për 0-1. Pjesa përfundoi me ketë rezultat, derisa në pjesën e dytë italianët ishin me kërkues dhe e arritën golin e barazimit në minutën e 67-të, kur mbrojtësi Leonardo Bonucci arriti të shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e Anglisë dhe shënoi nga afërsia për 1-1.
Anglia është në kërkim të titullit të parë evropian dhe të parit në një turne të madhe që 55 vjet. Ndërsa Italia e kërkon titullin e dytë evropian Anglia e mundi Danimarkën në gjysmëfinale, ndërsa Italia Spanjën.
/Epoka e re/