121 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

11 tetor 2021 | 10:39

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor nga Covid-19, janë 121 pacientë, 67 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 24 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë:
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 13 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca u shpall fituese e Nations League, duke mundur Spanjën…