12,3 milionë euro investime në Komunën e Vushtrrisë
31 maj 2024
| 14:29
Deri më tani Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Vushtrrisë ka investuar një vlerë prej 12,356,088 euro në të gjitha kategoritë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka theksuar se për vitin 2021, 2022, 2023 përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, fermerët e Komunës e Vushtrrisë janë përfitues të vlerës prej rreth 7,9 milionë euro. Ndërkaq, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese përmes projekteve të granteve, vlera e deritanishme është rreth 4,1 milionë euro. “Rreth 200, 000 euro është vlera e investimit në ngritjen e kapaciteteve të sistemit të ujitjes kurse me 191, 692 euro janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore”, ka shkruar Peci në “Facebook”.