123 viktima të reja nga koronavirsi në Holandë
23 prill 2020
| 21:07
Në 24 orët e fundit në Holandë u regjistruan 123 viktima të reja, duke e rritur në 4 177 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM), me 887 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve arriti në 35 729, ndërsa me 123 viktima të reja, numri i vdekjeve nga koronavirusi arriti në 4 177.
Në 24 orët e fundit në spital u shtruan 137 pacientë të rinj. Numri i pacientëve të shtuar në spital arriti në 10 158.