
123 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka
Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX ishte Haxhi Zeka.
Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, e mbajtur në vitin 1889.
Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit. Ai u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.
Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Disa kronika shkruajnë se Adem Mehmet Zajmi e vrau, i paguar nga Beogradi dhe Stambolli, kurse disa tjerë Zajmin e paraqesin si një bandit, por që kishte pozitë në ushtrinë turke të kohës.