Pacolli: Lluka vendosi një standard të ri në qeverisje
19 janar 2018
| 21:15
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, vendosi një standard të ri në qeverisje, pasi publikoi kontratën komerciale për Termocentralin “Kosova e Re”.
“Sot ministri nga radhët e AKR, Valdrin Lluka, dëshmoi atë çfarë kam promovuar tërë kohën: qeverisje transparente. Duke publikuar kontratën komerciale për Termocentralin Kosova e Re, ai vendosi një standard të ri në qeverisje. Shpresoj që të gjithë ta ndjekin këtë hap pasi që garanton përgjegjësi para qytetarit”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.