Delegacion i Thesarit nga Qeveria Franceze vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”
Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion i gjerë i Thesarit nga Qeveria Franceze.
“Në takimin që u mbajt sot në drejtorinë e KRU,, Prishtina ,, morën pjesë kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe stafi menaxherial ndërsa nga Pala Franceze të pranishëm ishin, Bruno Rakjedian, kryesues i Njësisë nga Sekretariati Gjeneral, Florence Dobelle, kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Fabien Mainguy, lider i Ekipës për Ujë dhe Kanalizime nga Agjencioni Francez për Zhvillim, Joseph Giustiniani , atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë francez”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sipas këtij njoftimi, tema e kësaj tryeze të rrumbullakët ishte Imianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. “Me theks të veçantë u diskutua roli dhe kontributi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, drejtë fazave fillestare për implementimin e këtij projekti gjigant, si çështjet teknike që kanë të bëjnë me realizimin e këtij projekti me sa më pak pengesa gjatë rrugëtimit, shpronësimet, shpenzimet operative, kolektorët kryesorë, çështjet financiare, mundësia e kyçjeve të banimeve të reja për shkak të zhvillimeve të mëdha kohëve të fundit. KRU “Prishtina”, sh.a. do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në implementimin e këtij projekti pasi që do të menaxhon me të dhe se, Njësia Implementuese e Projektit do të vendoset në këtë kompani”, është thënë në njoftim.
Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv dhe njëherësh edhe pjesë e Komitetit Drejtues të këtij projekti, ka deklaruar projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU “Prishtina”, me doemos duhet realizuar sa më mirë dhe në kohë.