Atletico ofron dy lojtarë për Moratan

16 janar 2019 | 17:28

Atleti Madrid është gati të japë Gelson Martins që bleu nga Sportingu dhe Nikola Kaliniqin që bleu nga Milani, në këmbim të Alvaro Moratas, sulmuesit të Chelseat.

Skuadra londineze është e kushtëzuar të zgjedhë një nga këta lojtarë. Sipas “Goal.com”, thuhet se një operacion i tillë mund të ndodhë lehtësisht, pasi të dyja ekipet kanë vullnetin të heqin futbollistët.

Chelsea është në ndjekje të Higuain, ndërsa Atletico do të afrojë një sulmues klasi që do dubloj mirë Diego Costën. Merkatoja ka kohë për tu mbyllur zyrtarisht, kështu që priten të rejat më të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dita e tretë e grevës së përgjithshme të SBASHK-ut…