126 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

18 nëntor 2020 | 09:35

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 126 pacientë me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës.

Njoftimi:

Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Raporti 24 orësh:

260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3544 analiza.
5 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emocionuese përgjigja e liderit të BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti,…