
Niveli i ndotjes së ajrit, sërish alarmant
17 janar 2019
| 22:44
Ndotja e ajrit në Prishtinë sonte është tejet e rrezikshme.
Në matjen e fundit që është regjistruar nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit është shumë e rrezikshme.
Në ora 17:00 kur është regjistruar matja e fundit, shkalla e ndotjes së ajrit ka qenë 351 PPM.
Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë mjaft e rrezikshme.
Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, kjo shkallë e ndotjes është e rrezikshme për të gjithë dhe preferohet që të mos ekspozoheni në natyrë.