127 milionë euro për Enzo Fernandez

28 dhjetor 2022 | 11:14

Enzo Fernandez ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës në Katar. Kampioni i Botës me Argjentinën luan në Portugali te skuadra e Benficës, por e ardhmja shihet larg Lisbonës, pasi kanë ardhur dy oferta joshëse.

Rui Costa ka zbuluar se për të kanë ardhur dy oferta me vlerë 127 milionë euro, por identiteti i klubeve nuk është zbuluar. Kaq në fakt është dhe kërkesa e Benfica-s për ta lënë të lirë.

Dëshira e presidentit është që ai ta mbyllë sezonin me “Shqiponjat” dhe më pas të lihet i lirë për të vijuar karrierën në ndonjë skuadër të madhe. Liverpooli dhe Real Madridi kanë qenë dy skuadra që janë përfolur shumë për një interesim për Fernandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka rekomanduar qeverisë Kurti…