127 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 127 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“88 të konfirmuar Covid-19 pozitivë 84 me oksigjeno-terapi”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Në QKUK janë të shtrirë 81 pacientë, 46 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 56 me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive, 45 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 fëmijë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 46 pacientë, 42 prej tyre Covid-19 pozitivë, 28 me oksigjeno-terapi. Spitali i Prizrenit, 9 pacientë; Spitali i Gjakovës, 10 pacientë; Spitali i Pejës, 13 pacientë; Spitali i Gjilanit, 9 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, ka njoftuar ShSKUK-ja.