129 biznese individuale në Kamenicë përfitojnë subvencione
07 dhjetor 2020
| 14:34
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Kamenicë pas thirrjes publike për aplikim për subvencione ka shpallur listën e bizneseve individuale përfituese.
Sipas komisionit të formuar për vlerësimin e aplikacioneve, 129 biznese individuale kanë përfituar në bazë të plotësimit të kritereve të vendosura nga komisioni.
Shuma e cila është ndarë për subvencionimin e bizneseve individuale është 64 mijë e 500 euro.
(Q.R / Epoka e re)