Sala kthehet në çështje politike, ndërhyn presidenti i Argjentinës
26 janar 2019
| 11:13
Zhdukja e Emiliano Salës po kthehet në një çështje politike midis Argjentinës dhe Britanisë së Madhe. Shkak për këtë është bërë vendimi për të ndalur kërkimet për gjetjen avionit dhe trupit të lojtarit.
Vendimi i marrë nga autoritet angleze erdhi si pasojë e kalimi të afatit të 48 orëve çka i zeron shanset që të ketë të mbijetuar nga aksidenti ajror i ndodhur në hapsirën detare që ndan Francën deh Britaninë e Madhe.
Në një deklaratë të zyrës së presidenciale të Argjentinës thuhet: “Presidenti Maurisjo Makri ka udhëzuar ministrin Horhe Fauri që të bëjë një kërkesë formale ndaj qeverive të Britanisë së Madhe dhe Francës për të bërë të mundur vijimin e kërkimeve”.