13 gjyqtarë të Kosovës marrin stemën e FIFA-s
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë pritur sot në takim 13 gjyqtarët e futbollit, të cilëve u janë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s.
Numri një i FFK-së, Ademi ka përgëzuar gjyqtarët me stemë të FIFA-s, teksa ka thënë se përveç si privilegj kjo stemë është edhe përgjegjësi për secilin prej tyre.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit të Kosovës ka kërkuar nga gjyqtarët që në stinorin pranveror të jenë vigjilentë dhe ta kryejnë punën me profesionalizëm maksimal dhe të jenë shembull për gjyqtarët e rinj, të cilët synojnë të arrijnë në këtë nivel.
Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba, derisa gjyqtarët e tjerë kanë qenë të pajisur me këtë stemë edhe në vitin e kaluar.
Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Besfort Kasumi
Visar Kastrati
Asistentë
Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Imran Kabashi
Besnik Morina
Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba