13 mijë e 473 raste aktive me Covid në Kosovë

17 shtator 2021 | 08:43

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar dje se në Kosovë janë edhe 13 473 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka treguar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covidi 1 382 persona.

“Nga 6 882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142 064. Në total numri i rasteve aktive është 13 473”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
95 për qind e stafit në “Stacionin e Autobusëve” në…