13 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës
08 shtator 2020
| 10:37
Aktualisht në spitalin e përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 47 pacientë me Covid-19.
Prej tyre, një pacientë është në respirator, 36 të tjerë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i stafit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.