13 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, një prej tyre në gjendje më të rëndë
11 maj 2020
| 15:04
Në Klinikën Infektive, të shtruar janë 21 pacientë ku 13 prej tyre janë pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije Vera Berisha-Ndrejaj, mjeke kujdestare në Infektivë.
“Nga këta pacientë të shtrirë, kemi 13 pozitivë me Covid-19, 5 janë që kanë dalë negativ edhe në testimin e dytë, por që kanë nevojë të vazhdojnë trajtimin”.
“Ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve”.
“Nga këta 21 të shtrirë, 5 janë në oksigjenoterapi, një nga ata është në gjendje pak më të rëndë”, ka thënë ajo për “Klan Kosovën”.
Më tutje, ajo ka theksuar se i kanë të shtrira edhe 2 gra shtatzëna prej të cilave njëra është pozitive me Covid-19 dhe njëra është në pritje të rezultatit.