13 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës
06 dhjetor 2021
| 10:48
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim spitalor janë 13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë