13 persona u bënë për mjekë, çfarë dihet për zjarrin e mbrëmshëm në Kalabri të Prishtinës
Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit.
Kështu ka bërë të ditur pas këtij rasti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është vënë nën kontroll.
“Zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.”, ka thënë ajo.
Banorët e bllokuar po bisedojnë gjatë gjithë kohës me ekipet e policisë.
Ndërsa sipas lexuesit, ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes dhe po mundohen t’i largojnë banorët e bllokuar.
Dy fëmijë u shpëtuan fillimisht e më pas edhe banorët e tjerë që ishin ngujuar brënda ndërtesës.
Abdusamet Shkodra, zëvendëskomandant i zjarrfikësve, ka folur pas evakuimeve të disa banorëve në lagjen “Emshir” të Prishtinës, pasi një ndërtesa u përfshi nga zjarri.
Ai tha se janë zjarrfikësit kanë bërë atë për të cilën janë të thirrur, duke shtuar se gjendja tash është nën kontroll.
“Kemi marrë informatën se është duke u dhezur një veturë në lagjen “Emshir”. Ekipet e zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me fikjen e zjarrit. Në garazhën e ndërtesave kanë qenë duke u dhezur dy vetura, të cilat kanë qenë të pozicionuara në garazhë. Ekipet menjëherë kanë bërë edhe fikjen e zjarrit, por kanë bërë edhe evakuimin e qytetarëve, të cilët kanë qenë në ndërtesë, pra ata që kanë pasë nevojë. Diku 15 persona janë evakuuar prej ndërtesës”, ka deklaruar ai.
“Vështirë ka qenë, por ne jemi të thirrur, edhe profesional t’i bëjmë këto evakuime. Ekipet janë shpërnda gjitha drejtimet, kanë bërë evakuimin me shkallë, dhe çdo gjë tash është nën kontroll”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është shprehur i lehtësuar që nuk ka pasur viktima.