13 raste aktive me koronavirus në Prishtinë
02 korrik 2021
| 09:19
Komuna e Prishtinës është e gjashta për nga numr i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në kryeqytet aktualisht janë 13 raste aktive, derisa në tërë vendin aktualisht janë 165 raste.
MSH-ja të enjten ka regjistruar nga 1.580 testime, 10 raste pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 12 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në total 105.345.