
13 raste të reja me koronavirus dhe 4 të shëruar
02 qershor 2020
| 19:52
Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të martën janë shëruar katër pacientë me COVID-19, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 847.
Të martën janë testuar 193 mostra. IKSHPK-ja nuk ka njoftuar për vendet prej nga vijnë të infektuarit.
Gjithsej në Kosovë prej 8 shkurtit deri më 2 qershor janë testuar 15.333 persona. Numri i rasteve pozitive është rritur në 1123 kurse kanë vdekur 30 persona. Të gjithë kanë pasur sëmundje shoqëruese.