
13 raste të reja me Covid
21 qershor 2022
| 12:01
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 119.