13 raste të reja me Covid në Kosovë

16 prill 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.

Në total numri i rasteve aktive është 484.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja, njëherit edhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës…