13 raste të reja me Covid, të gjitha në Durrës
17 maj 2020
| 11:19
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 260 qytetarë të dyshuar se janë të prekur me Covid-19. Prej tyre, janë konfirmuar 13 raste të reja, duke e çuar në 946 numrin total të të infektuarve.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.